“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Rilind Haziraj”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit FC Drita.
Sot në ambientet e klubit, Haziraj është pritur nga drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Rilind Haziraj me klubin ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
“Haziraj ishte pjesë e ekipit KF Fushë Kosova ku kishte paraqitje impresive duke shënuar 19 gola në 24 paraqitje dhe duke ndihmuar që të sigurojë superligën, ish ekipi i tij KF Fushë Kosova”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/