“Sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu është përforcimi ynë më i ri, i cili më parë ishte pjesë e KF Arbëria”, kanë bërë me dije drejtuesit e FC Drita.
Sipas tyre, marrëveshja është arritur pas një takimi në mes të lojtarit dhe drejtorit sportiv të klubit, Valon Zymberi ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit, Flamur Bunjaku i cili e konkretizoi marrëveshjen.
Kryeziu i cili së fundmi ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21, ka lidhur kontratë me klubin për tre vitet e ardhshme dhe do të shtojë edhe më shumë konkurencën në ekip.
“Almiri do ti bashkohet menjëherë ekipit dhe të vazhdojë punën nën urdhrat e trajnerit Nuhiu”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit bardh e kaltër. /2LONLINE.com/