/2L ONLINE/ – I dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës është sjellë në stacionin policor në Viti për tu intervistuar lidhur me një rast të mëhershëm, “Dëmtim i pasurisë se luajtshme’’, por gjatë intervistimit i dyshimti ka filluar t’i ofendojë dhe sulmojë dy zyrtarët policorë ku njërin nga ta e ka lënduar lehtë në dorën e majtë.
Kështu ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, për ët shtuar se i dyshuari është dërguar për intervistim te prokurori i shtetit.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 ore. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2L ONLINE/