/2L ONLINE/ – Në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka kanosur verbalisht dy viktimat, djalin dhe bashkëshorten e tij e më pas i ka sulmuar fizikisht. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari nuk kishte përfillur edhe një urdhëresë të lëshuar nga gjykata për një rast të njëjtë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Përndryshe ky rast ëshët klasifikuar si “dhunë në familje”. /2L ONLINE/
fotoilustruese