DYLON

Sulmoi zyrtarët policorë, Gjykata e dërgon një muaj në paraburgim

Sulmoi zyrtarët policorë, Gjykata e dërgon një muaj në paraburgim
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. I(1). 

Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 04.07.2021, në ora 00:15 minuta, në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, në Gjilan, i pandehuri ka sulmuar personat zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me sigurinë e përgjithshme të rëndit publik, ashtu që deri sa të dëmtuarit – zyrtarët policorë F. S. dhe G. A., kishin kërkuar nga A. I.(2) që të largonte veturën dhe i kishin kërkuar dokumentet e nevojshme për qarkullim në rrugë publike, në ato momente ka ndërhyrë i pandehuri A. I.(1), i cili i kishte thënë vëllait të tij A. I.(2) që të mos i dëgjonte urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishin shtyrë të njëjtit, duke i fyer me fjalë të rënda, e më pas edhe i sulmojnë me duar, me ç’rast zyrtarët policorë detyrohen që të kërkojnë tretman mjekësor. 

EkoHigjiena

Me këto veprime, i pandehuri A. I.(1) dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që aplikimi i masave të tjera do të ishte i pamjaftueshëm për zbatimin sa më suksesshëm të procedurës penale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.