/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se dy të dyshuarit, njëri me shtetësi zvicerane, kishin hyrë në Qendrën Emergjente në Gjilan për të kërkuar ndihmën mjekësore, por ndërkohë kishte filluar një fjalosje në mes tyre dhe një punëtori të sigurimit ku edhe fillon shtyrja dhe konflikt fizik, si pasoj punëtori i sigurimit kishte pësuar lëndime.
Sipas Hashanit, te njëjtit kanë sulmuar fizikisht edhe mjekun kujdestar ku të njëjtit i shkaktojnë lëndime trupore. Dy të dyshuarit të cilët kanë qenë nën ndikimin të alkoolit janë arrestuar nga policia e Kosovës.
Me urdhër të Prokurorit ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit 48 orë.
Lidhur me ktë ka reaguar Sindikata e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, të cilën e përfaqëson Dr. Begush Canaj që përmes një reagimi kanë dënuar sulmin fizik ndaj punëtorëve shëndetësor të SPGJ-ës
Ja reagimi i plotë:
Sindikata e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, dënon ashpër sulmin fizik ndaj punëtorëve shëndetësor të këtij Spitali nga persona të dehur e të pandërgjegjshëm të cilët seriozisht kanë rrezikuar shëndetin e këtyre punëtorëve duke i shkaktuar lëndime trupore.
Ne kërkojmë nga organet tona të Prokurorisë dhe Gjyqësisë që seriozisht ta hetojnë këtë rastë dhe fajtorët të dalin para drejtësisë dhe ta marin dënimin e merituar.
Shpresojmë që në të ardhmen mos të përsiriten raste të tilla në të cilat punëtorët shëndetësor do të rrezikohen e do ta kenë të vështirë ushtrimin e profesionit të tyre si një profesion human.
Njëherit kërkojmë edhe nga Menaxhmeti i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan që ti shtoj masat e sigurisë në mënyrë që ti lehtësohet puna punëtorëve shëndetësor.
Sindikata e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan