DYLON

Sulmohet me thikë gazetari i Klan Kosovës, Milot Hasimja

Avatar photo Redaksia

Sulmohet me thikë gazetari i Klan Kosovës Milot hasimja. Redaktori i Klan Kosovës, Gazmend Syla ka thënë para medieve që ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 ku një person ka kërkuar të takohet me Milotin. Ai është lejuar të hyjë brenda, pa e ditur ne qëllimin e tij të keq, dhe e ka therur pas qafës. Gjendja e të lënduarit është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë.

Express ka folur edhe me Milotin, por i njëjti nuk ka pranuar ti bëhen fotografi dhe as nuk ka dashur të prononcohet, mirëpo AI është në vetëdije dhe i kujtohet shumë mirë ngjarja

EkoHigjiena

Ndërkohë, punëtorët e tjerë të televizionit I kishin larguar armën sulmuesit dhe kanë arritur ta mbyllin në njërin nga lokalet e televizionit. Sulmuesi është mbajtur aty derisa pas 30 minutash kanë ardhur njësitet e policisë, të cilët arrestuan sulmuesin dhe e dërguan në mbajtje.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me shqetësim ka marr lajmin për therjen me thikë të gazetarit të Klan Kosovës, Milot Hasimaj, derisa ishte duke kryer punën në vendin e tij të punës. AGK dënon ashpër sulmet e tilla dhe fton organet kompetente që të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesit.

AGK është njoftuar se gjendja e gazetarit, Milot Hasimja pavarësisht lëndimeve është jashtë rrezikut për jetë dhe se aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare.

Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shqetësuese e të pa tolerueshme dhe AGK e cilëson këtë si kërcënim ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarisë.