(2LONLINE) – Ishin nisur sot në këmbë prej Gjilanit për në Bruksel, Grupi prej pesë qytetarësh i njohur si “Shtegtarët e lirë”, për të përçuar mesazhin për lëvizje të lirë sepse edhe ne jemi Evropë, por janë sulmuar qysh në Graçanicë nga një grup qytetarësh serb. Njëri nga ta ka pësuar lëndime në dorë nga arma e ftohtë (thikë) dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore pasi është grushtuar e shqelmuar nga turma serbe.
Jahi Mustafa njëri nga shtegtarët i ka thënë Portalit 2lonline, se me të arritu në Graçanicë, ndonëse nën përcjellje të policisë, nga një kafiteri kanë dal një grup serbesh 10 deri në 15 persona, të cilët fillimisht të qetë kanë ecur në drejtim të tyre por me t’u ofruar i kanë sulmuar .
Mustafa thotë se lëndime kanë pësuar Ekrem Avdija pasi është goditur me grushte e shqelma duke e rrëzuar përtokë, ndërsa lëndime ka marrë në dorë nga arma e ftohtë , Nazim Ajdini. Sipas Mustafës, më pas policia ka ndërhyrë dhe kanë shpëtuar nga më e keqja.
Ndryshe, Shtegtarët e Lirë” Ekrem Avdiu, Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha. kanë vazhduar rrugën dhe tani ndodhen në Prishtinë ku do e kalojnë natën për të vazhduar tutje.
Ata kishin nisur këtë udhëtim që pritet të zgjatë 78 ditë, nën moton “5 milion hapa të vegjël për një hap të madh” për të përçuar mesazhin e lëvizjes së lirë të Kosovës, sepse edhe ne jemi Evropë./2lonline/