DYLON

Sulmohen regjistruesit e bujqësisë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Policia e Kosovës, stacioni policor në Kamenicë, ka pranuar një informatë se në fshatin Koretin dy regjistrues të pronave bujqësore ishin penguar dhe sulmuar fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se dy viktimat, një femër dhe një mashkull, shtetas të Kosovës në cilësinë e regjistruesve të ekonomive bujqësore janë sulmuar nga i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Koretin në oborrin e shtëpisë së tij.

EkoHigjiena

Njëri nga viktimat ka kërkuar ndihmën e mjekut.

“I dyshuari i rastit fillimisht është arrestuar nga policia dhe është intervistuar. Me vendim të prokurorit të shtetit rasti me procedurë të rregullt i referohet Prokurorisë Themelore”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.