/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ne Viti është njoftuar për një incident që ka ndodhur ne rrugën “Adem Jashari” ne Viti. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se nga hetimet e para mësohet se katër të dyshuarit M.K.SH. kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta (shufra metalike) dy viktimat, po ashtu shqiptar shtetas te Kosovës, duke ju shkaktuar lëndime trupore.
“Viktimave i është ofruar ndihme mjekësore dhe pas tretmanit janë liruar në shtëpi. Deri te incidenti dyshohet te ketë ardhur si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme në mes të këtyre familjeve. Te dyshuarit janë arrestuar dhe pas marrjes se deklaratave ndaj dy të dyshuarve nga ana e prokurorit paracaktohet masa e ndalimit për 48 ore, gjersa ndaj dy te tjerëve procedim penal”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti në gjykatë. /2L ONLINE/
fotoilustruese