DYLON

Sulmohen dhe mbyllen vendvotimet edhe në Zveçan dhe Zubin Potok

Avatar photo Redaksia

Pas sulmit mbi qendrën e votimit në shkollën Sveti Sava në Mitrovicë dhe tërheqjes së vëzhguesve të OSBE-së shkaku i dhunës, KTV transmeton se raportohet edhe për sulme të reja. Këto sulme kanë ndodhur në Zveçan dhe Zubin Potok. Raportohet se edhe në këto dy raste vëzhguesit e huaj janë larguar nga qendrat e votimit, madje ata nuk kanë marrë me vete as kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore.   

Raportohet se të gjithë vëzhguesit e OSBE-së tashmë janë tërhequr nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe janë vendosur në jug./koha.net/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.