(2L ONLINE) – Bujar Nevzati, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilani (PDK), ka ngritur shqetësimin në seancën e sotme të Kuvendit për sulmin që, sipas tij, e ka shkaktuar bodiguardi i kryetarit, ndaj Riad Rashitit te PDK-se.. Kjo është e papranueshme sipas tij.
Ndërkohë që kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri e ka dënuar këtë rast, por duke sqaruar se bëhet fjalë për një punëtorë sigurimi në ndërtesën e ekzekutivit e jo, sic thotë Nevzati, bodiguardi i tij, sepse ai tha se asnjëherë nuk ka bodiguard. Haziri ka shprehur keqardhje për rastin e djeshëm duke thënë se askush nuk ka të drejtë të shkaktojë incidente. Ai shpreh keqardhje duke quajtur të papranueshëm këtë, dhe se sipas tij, me rastin po merret policia.
Bajram Hasani anëtar i KK-së nga NISMA, tha se sulmi ndaj Rashitit është skandaloz dhe e përgëzojë kryetarin Haziri, siç tha ai, për kërkim faljen e një farë forme, që e bëri tani, ndërsa ka kërkuar të suspendohet punëtori i sigurimit që sulmoi Rashitin.
Vet Rashiti, ishte i shkurt rreth kësaj ceshtje. Ai tha se këto nuk duhet përsëritur por ja që, prej madatit të kësaj qeverisje sjelljet e tilla e zyrtareve komunal jane bërë shprehi dhe dukuri.
Për rastin e djeshëm ai tha se dikush ka dhënë urdhër të kërcënohet, por se ai nuk e ka ndërmend të friksohet por se i vije keq që kjo po ndodh në komunën e tij dhe jo vetëm ai, por në këtë rast është kërcënue edhe zyrtari Destan Maloku, e raste të tilla ku ka qenë të përfshirë zyrtarë komunal, përgjatë kësaj qeverisje, ka pas edhe më herët dhe kjo është shqetësuese.
Kuvendi po i vazhdon punimet me pika të tjera të rendit të ditës. /2L ONLINE/