Sulmi ndaj Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren denohet edhe nga Lëvizja Qytetare LIZ e Gjilanit. “Vlerësojmë se një sulm i tillë duhet të denohet seriozisht dhe të merren masat që një akt i tillë të mos ndodhë kurrë”, thuhet ndër tjerash në këtë reagim.
Ja reagimi i plotë:i LIZ-it:
Sulmi në Konsullatën Turke me seli në Prizren dënohet nga Lëvizja Qytetare LIZ.
“Dënojmë sulmin e kryer ndaj selisë se Konsullatës turke në Prizren e cila mbi të gjitha është sinonim i afërsisë së dy popujve dhe dy vendeve Turqisë dhe Kosovës gjegjësisht popullit turk dhe atij shqiptar.
Analizuar edhe nga aspekti I traditës tonë që është Besa, Konsullata është e hapur në Kosovë me vullnetin e institucioneve të Kosovës që duhet të merret që kanë ardhur në besë, dhe sulmi i cili i bëhet mikut në besë, në këtë rast është sulm ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Andaj vlerësojmë se një sulm i tillë duhet të dënohet seriozisht dhe të merren masat që një akt i tillë të mos ndodhë kurrë”
Përndryshe, Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit rajonal policor pas një hetimi të shpejtë dhe profesional duke u bazuar edhe në analizimin e kamerave të sigurisë në teren kanë arrit që t’a identifikojnë automjetin e dyshuar të involvuar në rast dhe të njëjtin e kanë ndaluar në rrugën ” Edit Durham” në Prizren.
Gjatë kontrollit në automjet janë identifikuar tre personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast.
Policia ka konfiskuar për ekzaminim edhe automjetin e dyshuar si dhe në funksion të mbledhjes së informacioneve dhë dëshmive tjera janë realizuar bastisje në katër lokacione të ndryshme, me ç’rast për në polici janë shoqëruar edhe dy persona tjerë të dyshuar.
Gjithsejtë pesë persona të dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit kompetent të njëjtëve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.