DYLON

Sulmi me eksploziv do të dëmtonte rëndë imazhin e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se po të realizohej sulmi terrorist i serbit të arrestuar në Prishtinë me 12 kg eksploziv, Kosova përveç dëmeve eventuale në njerëz dhe atyre materiale, edhe më shumë të dëmtohej imazhi i saj.

Eksperti i sigurisë Agim Musliu, në një intervistë të shkurtër në RTK, ka thënë se, nëse serbi i arrestuar do të arrinte ta realizonte planin e tij terrorist, atëherë shteti i Kosovës, do të pësonte një dëm të madh në imazhin e saj.

EkoHigjiena

Në planin e jashtë, sipas tij, Kosova do të paraqitej si një vend i cili nuk është në gjendje të ofrojë siguri. Ndërsa, në planin e brendshëm, ai thotë se, në Kosovë do të mund të hapej konflikti ndërfetar.

Beogradasi i arrestuar me 12 kg eksploziv në Prishtinë, sipas organeve të sigurisë, kishte në plan të sulmonte Katedralen në Prishtinë, pikërisht gjatë festës së Krishtlindjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.