DYLON

Suliqi: Gjilani shembull në nivel vendi sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe cilësisë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli dhe drejtori i kompanisë rajonale të ujërave “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, kanë vizituar pendën e Përlepnicës për të parë nga afër gjendjen e saj në të gjitha aspektet.

Drejtori i “Hidromoravës” e ka njoftuar kryetarin Haziri me gjendjen në përgjithësi, duke thënë se janë duke e bërë planin për sanimin e kapërderdhëses, derisa e ka konstatuar se në aspektin e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm 24 orë dhe atë të cilësisë, Gjilani është model për tërë Kosovën.

EkoHigjiena

Ai tha se edhe gjendja sa i përket inkasimit është përmirësuar dukshëm, derisa me ndihmën e Komunës së Gjilanit është ndërruar edhe gypi kryesor nga “Drini” e deri tek qendra dhe disa pjesë të qytetit.

Më pas, kryetari i Gjilanit me bashkëpunëtorë ka parë nga afër edhe punën në rezervuarin e kësaj Pende, sikurse edhe në laboratorin ku bëhen analizat kimike të ujit.

Kryetari Haziri tha se me të gjitha kapacitetet komunale do të ndihmohet përmirësimi i kapërderdhëses, do të bëhet ndërtimi i rrugës e cila çon teh kjo Pendë, pa e harruar edhe pagesën e borxheve të trashëguara që Komuna i ka kompanisë “Hidromorava”.

Kryetari Haziri dhe drejtori Suliqi kanë bërë apel tek të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit që të paguajnë faturat e ujit, në mënyrë që furnizimi të jetë në nivelin e dëshiruar./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.