Suliqi: FilloI furnizimi me ujë nga pusi NR.1 te lokacioni i FSK-së

Suliqi: FilloI furnizimi me ujë nga pusi NR.1 te lokacioni i FSK-së

“Në kuadër të punimeve për shtimin e kapaciteteve me ujë kemi arritur me sukses të kyçim pusin nr. 1 te FSK-ja, dhe nga i njëjti pus të injektojmë ujin në rrjetin kryesor DN 280. Kapaciteti i ujit nga ky burim është 8 L/S”, ka bërë me dije Muhamed Suliqi. drejtor ekzekutiv në “Hidromorava”, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Sipas tij, punimet janë duke vazhduar edhe te pusi nr. 2, që besohet shumë shpejtë do të bëhet edhe kyçja në rrjetin kryesor edhe të këtij burimi të ujit.

“Hapja e puseve në ditët e ardhshme do të vazhdojë edhe tek lagjja “Fidanishte” dhe të njëjtit do të ndihmojnë në zbutjen e krizës me ujë. Investimet që janë duke u kryer për hapjen dhe kyçjen e puseve si fazë emergjente, janë investime nga Komuna e Gjilanit me participimin të KRU “Hidromorava” Gjilan, zotime këto të dala nga takimi i Task Forces së përbashkët për menaxhimin e thatësirës”, ka bërë me dije Suliqi, transmeton 2LONLINE.COM.

 

KOMENTE