DYLON

“Sukseset” e MASHT-it për vitin 2018

“Sukseset” e MASHT-it për vitin 2018
Avatar photo Redaksia

Për çdo vit është bërë traditë të bëhet bilanci vjetor në fundvit. Zakonisht ministrat tregojnë punën e tyre të mirë, pa përmendur edhe mbizotërimin e shumë dështimeve, parregullsive, shkeljeve dhe dëmeve.

Si deputete dhe anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi (KASHTKRSIN), kam përcjellur vazhdimisht punën e MASHT-it dhe ministrit të saj aktual. Prandaj, nëse këto quhen suksese, po i veshim këto ‘suksese’ me thonjëza dhe po numërojmë disa të tilla:

Nga: Valentina Bunjaku-Rexhepi, deputete

EkoHigjiena
  • Përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsim të Lartë (EQAR);
  • Mungesa e paarsyeshme e ministrit në mbledhjen e KASHTKRSIN-it për raportim rreth EQAR-it;
  • Mungesa e rezistencës të ministrit të MASHT-it ndaj presioneve politike të kryeministrit të Kosovës;
  • Shkarkimi i paligjshëm i Bordit të AKA-së, përkatësisht të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për motive politike e partiake;
  • Largimi i 30 drejtorëve të departamenteve dhe divizioneve të ndryshme të MASHT-it, duke i zëvendësuar me ushtrues detyre, duke nxitur ankesa të tyre drejt kryeministrit, dhe mundësia për të humbur lëndët në gjykata, pasi që shkarkimi i tyre është bërë pa baza ligjore;
  • Dështimi për të sjellë cilësi edhe pas premtimit nga dështimi i madh në rezultatet e nxënësve në PISA;
  • Dështimi për të lobuar në mënyrë më të fuqishme rreth Projektligjit për Punonjësit e Arsimit gjatë viteve të ’90-ta, duke mos qenë ministri më pranë punëtorëve të arsimit dhe kërkesave të SBASHK-ut;
  • Dështimi për të bashkëpunuar me SBASHK-un në shumë fusha, duke u humbur besimi në MASHT nga punonjësit e arsimit;
  • Dështimi për të arritur numër më të madh dhe më profesional të inspektorëve të arsimit;
  • Paarsyeshmëria e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, në mënyrën se si e ka shfaqur atë, duke e degraduar edhe më tej figurën e mësimdhënësit para nxënësve dhe publikut të gjerë;
  • Vazhdimi i cilësisë së dobët në nivel parauniversitar dhe universitar;
  • Deklaratat e pamatura rreth mbylljes së universiteteve publike në Kosovë, thua se kjo është në dorën e një ministri, e jo të shoqërisë së gjerë;
  • Dështimi për të dhënë raportim të saktë të gjendjes së universiteteve publike, ndonëse e kishte premtuar një raportim të tillë;
  • Punësimi i militantëve të partisë Nisma për Kosovën në shumë fusha të MASHT-it dhe duke u përpjekur të ndërhynte politikisht edhe në universitete publike;
  • Dhënia e mjeteve financiare bashkëpartiakut të tij për trajnimin e stafit të MASHT-it jashtë Kosovës;
  • Dështimi për të bërë pajisjen e shkollave me kopjuterë, laboratorë dhe nevoja të tjera të punës praktike të nxënësve;
  • Dështimi për të ofruar cilësi edhe në universitetet publike, në mënyrën e rekrutimit të stafit të ri akademik dhe zyrat për cilësi;
  • Dështimi për të ndarë buxhet për një revistë shkencore kosovare, e cila do të ishte e pranuar edhe me standarde ndërkombëtare të revistave shkencore;
  • Mungesa e buxhetit të mjaftueshëm për shumë drejtori komunale të arsimit në Kosovë;
  • Buxheti i dobët në arsim edhe për shkak se ministri ka qenë shumë i ngathtë për të lobuar në projektet e MASHT-it;
  • Dështimi për të dhënë sqarime shtesë për mësimdhënësit rreth kurrikulës së re, duke e ngatërruar edhe më tej zbatimin e saj;
  • Dështimi për të zbatuar kurrikulën e re, pa ofruar edhe kushtet e tjera shtesë, laboratorë, buxhet për aktivitete jashtëkurrikulare etj;
  • Dështimi për të monitoruar më mirë testimet kombëtare të nivelit parauniversitar;
  • Dështimi për rritjen e planeve të sigurisë së nxënësve, duke mos parë më pamje të tilla, kur nxënëset rrahen publikisht në mes vete;
  • Dështimi për të mos ngritur cilësinë në rolin e kujdestarëve të klasëve, pa ua rritur një mëditje, në mënyrë që të stimulohen edhe më shumë për të bashkëpunuar me nxënësit dhe prindërit, pasi që orët e kujdestarisë nuk paguhen. Kujdestaria kushton edhe me kohë, edhe me energji, edhe financiarisht;
  • Dështimi për të ofruar më shumë përkthime të librave shkencorë universitarë, pasi që shumë libra janë të vjetër dhe studentët mësojnë me literaturë të tejkaluar;
  • Dështimi për të parandaluar dhe reduktuar numrin e rasteve të drogëpërdorimit te nxënësit, qoftë brenda apo jashtë mjediseve shkollore…

Vazhdon lista e ‘sukseseve’, por e mbyllim këtu, me bindjen e thellë që të ndërrohet vitin tjetër 2019, edhe ministri aktual, edhe krejt Qeveria! E atëherë, do t’ia heqim thonjëzat sukseseve të MASHT-it!

 

 

 

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.