DYLON

Suksese të jashtëzakonshme në Vjenë të nxënëseve të Shkollës së Muzikës në Gjilan!

Suksese të jashtëzakonshme në Vjenë të nxënëseve të Shkollës së Muzikës në Gjilan!
Redaksia

Nxënëset e Shkollës së Muzikës në Gjilan shënuan rezultate të shkëlqyera në garën prestigjioze ndërkombëtare INTERNATIONAL BALKAN PIANO COMPETITION – VIENNA 2026, e cila u mbajt në ambientet e Mozarthaus Vienna (Shtëpia e Mozartit), në Vjenë. Ato arritën suksese të jashtëzakonshme në kategori të ndryshme me pjesëmarrës nga 28 shtete, të ndara sipas grupmoshave, duke fituar çmime të rëndësishme dhe duke u nderuar me vlerësime të veçanta.

Puhiza Sadiki – Çmimi i Parë dhe Young Virtuoso Award.

EkoHigjiena

Eni Ademi – Çmimi i Parë dhe Young Virtuoso Award.

Klasa e prof. Dafina Bajrami

Dea Berisha – Çmimi i Dytë dhe Silver Hands Award.

Klasa e prof. Premtim Selimi

Nina Kqiku – Çmimi i Tretë në kategorinë e saj.

Klasa e prof. Hajrije V. Bislimi

YOUNG LAUREATE – IBC VIENNA 2026

Një vlerësim i veçantë dhe prestigjioz, titullin Young Laureate IBC Vienna 2026, e fitoi nxënësja Nina Kqiku, gjatë Gala Finales solemne, të mbajtur më 20 nëntor 2026 në Mozarthaus Vienna, në Vjenë.

Këto rezultate dëshmojnë talentin, përkushtimin, disiplinën dhe punën e palodhshme të nxënëseve, si dhe angazhimin profesional të profesorëve të tyre.

Shkolla e Muzikës në Gjilan shpreh krenarinë dhe vlerësimin më të lartë për këto arritje, të cilat i sjellin nder institucionit tonë dhe qytetit të Gjilanit.

Urime nxënëseve, profesorëve, prindërve dhe familjarëve për këto suksese të jashtëzakonshme!

Gjilani krenohet me ju!

Ju lumtë, yje!

/Shkolla e Muzikës, Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.