/2L ONLINE/ – Në Konya të Turqisë u mbajt 6. International Konya Rumi Children Sport Games, ku morën pjesë rreth 800 sportistë në sportin e atletikës, biçiklizmit, peshëngritjes, karatesë dhe në teakwondo.
Në sportin e karatesë u zhvilluan garat për grupmoshat 2001, 2002 dhe 2003 në kategorinë e vajzave dhe të djemve. Në këtë turne të karatesë morën pjesë reprezentacionet shteteve të ndryshme si reprezentacionet e Turqisë, Kroacisë, Azerbejxhanit, Kosovës, Maqedonisë, Gjermanisë, Konya Team, etj.
Ngjyrat e Kosovës në 6. International Konya Rumi Children Sport Games në sportin e karatesë i mbrojtën gjithsejtë 10 karateist ku nga ta ishin gjashtë (6) djem dhe katër vajza (4) të cilët arritën të rrëmbejnë një (1) medalje të argjendtë dhe dy (2) medalje të bronzta.
Ngjyrat e reprezentacionit të Kosovës i mbrojti edhe karateistja e klubit të karatesë “Drita” Vesa Ibrahimi njëherit nxënëse e klasës VIII/2 në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan. Vesa Ibrahimi në një konkurrencë tejet të fortë (ku ishin pjesëmarrëse reprezentacionet prestigjioze të karatesë si reprezentacioni i Turqisë, Azerbejxhanit dhe Kroacisë) arriti të tregoj lufta shumë cilësore ku arrin të bëhet vice kampione në grupmoshën 2001 në kategorinë –47kg në kumite (luftëra) ku stoliset me medalje të argjendtë. Vesa Ibrahimi edhe në finale ndaj reprezentuesës turke po ashtu tregoi luftë shumë cilësore por fati ishte në anën e reprezentatueses turke.
Vesa që nga shtatori i vitit 2010 ushtron sportin e karatesë dhe është anëtare e klubit të karatesë “Drita” i cili është i themeluar në vitin 1972 dhe i cili njëherësh është klubi më i vjetër i karatesë në Komunën e Gjilanit si dhe një ndër klubet më të vjetra të karatesë në Kosovë.
Vesa për një kohë të shkurtër në sportin e karatesë tregon shkathtësi të larta dhe brenda këtyre 5 viteve sa merret me karate arrin të bëhet kampione e katërfishtë e Kosovës, kampione e dyfishtë mbarëkombëtare, kampione e katërfishtë e turneut mbarëkombëtarë “Adem Jashari”, nën kampione botërore në WSKU-së, nën kampione evropiane e dyfishtë në WSKU, nën kampione e kupës së botës në WSKU, nën kampione evropiane në IMAF, etj.
Që nga viti 2011 merr pjesë edhe nëpër gara të karatesë si nëpër Kosovë po ashtu edhe nëpër Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi dhe në shtet të tjera të rajonit ku po ashtu ka arritur rezultate kulmore. Për nga numri i medaljeve të fituara nëpër këto gara ajo i është ofruar numrit 100.
Vesa Ibrahimi edhe pse në moshë është akoma e re, ajo 4 viteve të fundit është një ndër karateistet më të mira për grupmosha të reja në Kosovë. Vesa, për rezultatet e arritura në vitin 2015 nga Federata e Karatesë së Kosovës është shpallur zyrtarisht karateistja më e mirë në Kosovë për grupmosha të reja./2L ONLINE/