DYLON

Suedia publikon formacionin zyrtar për ndeshje ndaj Kosovës

Avatar photo Elife Sherifi

Përfaqësuesja e Kosovës sot do të përballet në një ndeshje miqësore me Suedinë, në Doha të Katarit me fillim nga ora 15:45 [sipas kohës tonë lokale].

Suedia ka publikuar formacionin zyrtar për këtë ndeshje edhe pse një gjë e tillë nuk është e zakonshme, pasi formacionet zyrtare publikohen një orë para fillimit të ndeshjes.

“Isak Pettersson – Simon Sandberg, Kristopher Da Graca, Jacob Une Larsson, Adam Andersson – Alexander Kacaniklic, August Erlingmark, Anton Salétros, Muamer Tankovic – Robin Söder, Simon Hedlund”.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar 13 futbollistë nga Superliga e Kosovës për ndeshjen e sotme.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve do të zhvillohet me futbollistë të cilët luajnë në kampionatet respektive. Ndeshja do të zhvillohet në  “Al Ahli Stadium”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.