DYLON

Suedia përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga nënkryetarët e Kuvendit, priti sot në takim kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë në krye të një delegacioni parlamentar suedez, ne mesin e të cilit edhe deputeti me origjinë nga Kosova, Adnan Dibrani.

Të dy homologët biseduan për raportet e mira që parlamentet e të dyja vendeve kanë ndërmjet tyre, ndërsa u shtrua nevoja që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të gjitha nivelet e jetës parlamentare, posaçërisht në fushën e komisioneve dhe të administratave.

EkoHigjiena

Duke i uruar kreut të Parlamentit të Suedisë mirëseardhje në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, kryeparlamentari Veseli falënderoi kryetarin Ahlin për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake, politike e ekonomike të shtetit suedez për Kosovën në të gjitha fazat, si dhe në aspektin e zgjerimit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës e të procesit të integrimit evropian.

Veseli çmoi lart marrëdhëniet e deritashme ndërmjet dy vendeve, përkatësisht ndërmjet parlamenteve dhe avancimin e tyre gjatë viteve, por shtoi se ka rrugë dhe mundësi të tjera për ta rritur më tej këtë bashkëpunim. Kreu i legjislativit të vendit e konsideroi të vyer për Kosovën dhe Kuvendin e saj përvojën e gjatë demokratike e parlamentare të Suedisë, praktika të të cilës, konform rrethanave, mund të jenë të zbatueshme në vendin tonë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e njoftoi kryeparlamentarin Ahlin edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, me punën në procesin e liberalizimit të vizave, përpjekjet për njohje të reja dhe anëtarësim në një varg organizatash ndërkombëtare.

Nga ana e tij, kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, vizitën e tij në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve që tashmë të dy shtetet dhe parlamentet respektive kultivojnë ndërmjet tyre.

Ahlin vlerësoi lart hapat zhvillimorë që ka bërë Kosova në të gjithë fushat, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.

“Ne si shtet i Suedisë, i qëndrojmë ende prapa Kosovës dhe dëshirojmë ta përkrahim atë në të gjitha proceset e saj”, theksoi Ahlin.

Pas takimit Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli tha se ishte një vizitë në momentin pas të gjitha atyre që kemi kaluar. Veçanëriaht pasi shumë familjarë kanë lëvizur drejt BE-së për një perspektivë me të mirë. E falënderova Suedinë për procesin e rimëkëmbjes dhe procesin e integrimit të Kosovës.

Kërkuam ndihmë në fushën e integrimeve veçanërisht kemi shumë interes për t’u anëtarësuar në Këshillin e Ecropës dhe OSBE.

Ndërkaq, Urban Ahlin tha se Suedia e përkrahë procesin e liberalizimit të vizave në Kosovës dhe procesin e integrimit të saj si dhe të vendeve të tjera të cilat dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së.

Suedia dëshiron që të gjithë popujve t’iu jepet mundësia që të lëvizin lirshëm. Kemi parë që numri i azilkërkuesve nga Kosova në Suedi po rritet.

Nga fillimi i këtij viti rreth 50 mijë veta kanë kërkuar azil dhe ky fakt nuk i ndihmon procesit të liberalizimit të vizave për arsye se në këtë rast shtrohet pyetja se sa do të jetë numri i personave që do të kërkojnë azil në momentin e liberalizimit të vizave.

Është e vërtetë që e kemi parë një ngritje të numrit të azilkërkuesve nga Kosova dhe ne jemi duke e trajtuar këtë çështje, por ju duhet ta dini se Suedia e përkrah liberalizimin për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.