DYLON

Suedia me mungesë të madhe në miqësoren ndaj Kosovës

Avatar photo Elife Sherifi

Suedia ka mësuar disa lajme aspak të mira para ndeshjes me Kosovën. Kombëtarja skandinave ka luajtur një ndeshje miqësore kundër Moldavisë, para përballjes me Kosovën, dhe në këtë ndeshje ka humbur njërin nga yjet e kombëtares.

Jordan Larsson është lojtari që ka pësuar një lëndim, bëhet e ditur nga ‘Footballskanal’.

Larson, i cili shënoi golin e fitores për Suedinë, kundër Moldavisë, do të jetë jashtë fushave të blerta kundër Dardanëve.

EkoHigjiena

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe mjeku i kombëtares suedeze, i cili ka bërë të ditur se lojtari ka pësuar një lëndim muskulor, minor, por që ia pamundëson paraqitjen ndaj Kosovës.

Goli kundër Moldavisë, ishte i pari për Larsson me kombëtaren A të Suedisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.