DYLON

Substancat kimike kancerogjene që rrezikojnë formimin e kancerit në gji

Avatar photo Redaksia

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar substancat kryesore kimike më kancerogjene të pranishme në ambient, ndaj të cilave femrat duhet të tregojnë kujdes, pasi rrezikojnë formimin e kancerit në gji.

Studimi i publikuar në revistën “Environmental Health Perspectives”, rendit 17 substanca kimike të cilat duhen evituar, si dhe ofrohen këshilla praktike. Bëhet fjalë për produkte kimike si benzina, nafta dhe substanca të tjera të emetuara nga makinat si produkte kundër njollave, tretës, dizinfektues, bojëra etj.

EkoHigjiena

“Ky studim ofron një panoramë për parandalimin e kancerit në gji falë ekspozimit ndaj produkteve kimike. Këto produkte kimike janë të lidhura ngushtësisht me kancerin në gji dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e studimeve për parandalimin e sëmundjes”,-u shpreh Ruthann Rudel, drejtues i studimit pranë Silent Spring Institute në Massachusetts.

Tumori në gji është shkaku i dytë kryesor i vdekshmërisë për femrat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.