DYLON

Subjektet opozitare: Nuk ndalemi deri në tërheqjen e marrëveshjeve

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën përmes një komunikate të përbashkët kanë thënë se Fitorja e opozitës së bashkuar, në kauzën e saj për mbrojtjen e shtetit, është e pashmangshme. Drejtësia e kësaj kauze, në njërën anë, dhe vendosmëria jonë në anën tjetër, pashmangshëm do ta gjunjëzojnë koalicionin e dy marrëveshjeve me të cilat është rrezikuar Republika e Kosovës.

Më tej thuhet se kKur u nënshkruan marrëveshjet e fundit me Serbinë, më 25 gusht, kryeministri, zv.kryeministri dhe të gjithë vartësit e tyre, deklaronin me vendosmëri të lartë se marrëveshjet do të zbatohen, se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe se nuk do të ketë kthim mbrapa. Ata nuk e morën seriozisht, seriozitetin e opozitës së bashkuar.

EkoHigjiena

“Sot, pas dy muajsh të rezistencës aktive të opozitës, pas mbi 205 mijë nënshkrimeve të qytetarëve, gjunjëzimi i pushtetit veç ka filluar. Presidentja i dërgoi në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjet e 25 gushtit ndërkohë që demarkacioni me Malin e Zi, tashmë është i shpallur ‘nul’ dhe në formën aktuale, nuk do të ratifikohet nga askush.
Ne kemi njëmijë arsye që të mos i besojmë Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka kredibilitet dhe është e kapur, por vetë fakti që presidentja u detyrua t’i dërgojë marrëveshjet atje, është tërheqje e pushtetit karshi presionit qytetar dhe të opozitës”, thueht tutje në komunikatë.

“Ne e kemi të qartë që kjo tërheqje ka për synim pamundësimin e fitores së plotë të opozitës, në kauzën e saj për tërheqjen e plotë të këtyre marrëveshjeve. Është pikërisht Gjykata Kushtetuese ajo që paligjshëm ia vazhdoi PDK-së qëndrimin në pushtet dhe normalisht që nuk presim kurrfarë vendimi në mbrojtje të shtetit dhe Kushtetutës, nga një gjykatë e kapur. Pra, nuk do të ndalemi që të presim vendimet e saj. Përkundrazi, subjektet opozitare do të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë edhe më intensive.Nuk do të ketë funksionim normal të institucioneve shtetërore, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi” përfundon komunikata e lëshuar nga subjektet opozitare, Lëvizja VETËVENDOSJE, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.