DYLON

Suarez zombie i kampionatit botëror! (Video)

Avatar photo Redaksia

Bëri gjithçka për ta fshehur në fushë kaf shimin e tij, por ndoshta do të kishte qenë më mirë sikur t’i ishte dorëzuar arbitrit Moreno dhe me një karton të kuq mbase do ishte pezulluar vetëm 3 ndeshje, një dënim që ngjan si një shaka, krahasuar me dorën e ashpër që ofroi prova televizive. Pikërisht kështu, sepse dje Këshilli i Disiplinës në FIFA “i ka shkulur dhëmbët” 27-vjeçarit, duke e mbyllur përpara kohe Botërorin e tij. Futbollisti është skualifikuar me 9 ndeshje zyrtare, të vlefshme për Kupën e Botës (eliminatore për këtë kompeticion dhe sfida të vlefshme për fazën finale të një kompeticioni të tillë), vendim i cili do të hyjë në fuqi që nga sfida e ardhshme e 1/8-ave kundër Kolumbisë.

Por më e keqja nuk përfundon këtu, sepse për kafshimin e tij ndaj Xhorxho Kielinit, Suarez duhet të vuajë edhe një skualifikim prej 4 muajsh, i cili do i ndalojë amerikanojugorit pjesëmarrjen nga çdo aktivitet sportiv, por njëkohësisht nga çdo ambient sportiv, përveçse një gjobë prej 82 mijë e 226 dollarësh (100 mijë franga zvicerane). “Të tilla sjellje nuk mund të tolerohen nga FIFA, aq më shumë gjatë një Botërori, që tërheq sytë e miliarda sportdashësve”, – ishte reagimi i zëdhënëses së shtypit në FIFA, Delia Fisher.

EkoHigjiena

Ky lajm ka mbërritur pikësëpari në grumbullimin e Uruguait, ku Suarezi ka shpërthyer në lot, në krahët e një prej ndihmësve të trajnerit Tabarez. Duke lënë mënjanë skualifikimin që e përfshin me Uruguain, ato që shqetësojnë janë katër muajt mungesë (numërimi filloi nga dje) që i duhet të durojë klubi anglez i Liverpulit.

Sipas llogarive të bëra menjëherë nga media, ai do të humbë 9 ndeshje të Premier Ligës, 3 të parat në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe 1 të Kupës së Ligës angleze. Federata uruguaiane do të apelojë, por mbase edhe Liverpuli. Këta të fundit i kanë vuajtur shumë mbi shpatulla bëmat, ose më saktë kafshimet e tij, por edhe Ajaksi.

Ky kundër Kielinit ishte makabriteti i tretë brenda pak vitesh, ndërsa “viktimat” e tjera kanë qenë Bakal në kampionatin holandez dhe Ivanoviç i Çelsit, dënime këto që e dërgojnë në 35 ndeshje numrin total të skualifikimeve. I vetmi lëshim që FIFA ka bërë lidhet me mosfrenimin e lojtarit nga tratativat e mundshme të merkatos së verës, sepse Barcelona duket se e ka mbyllur tashmë blerjen e Luis Suarezit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.