DYLON

Studimi, fëmijët mësojnë të flasin që në barkun e nënës

Avatar photo Redaksia

Një studim i realizuar nga Universiteti i Helsinkit tregoi se fëmijët mësojnë tonin dhe mënyrën e të folurit të familjarëve të tyre që përpara se të lindin. Jo vetëm kaq, por kërkuesit pretendojnë se foshnjat lindin me një kujtesë mbi një grup fjalësh, të cilat i kanë dëgjuar që të përdoren në mënyrë më të shpeshtë.

I publikuar në “Medical Express”, studimi u realizua duke matur aktivitetin e trurit të një kampioni të porsalindurish, që tregonin një rritje të menjëhershme të valëve kur dëgjonin fjalë të cilat mund t’i identifikonin, pasi i kishin dëgjuar shpesh gjatë shtatzënisë.

EkoHigjiena

Këto të dhëna përforcojnë edhe më shumë faktet e njohura, si aftësia e fëmijës për të njohur prindërit nëpërmjet zërit menjëherë pas lindjes.

“Është hera e parë që mësimi i gjuhës vendoset në një kohë kaq të hershme të zhvillimit të fetusit, ende në muajt e shtatzënisë. Ky studim duhet t’i bëjë prindërit më të kujdesshëm për fjalët që thonë ndërsa presin një fëmijë”, deklaroi profesor Houtilainen, nj nga autorët e studimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.