Shkencëtarët brazilianë kanë zhvilluar së fundi një eksperiment që ka nxjerrë rezultate impresionuese dhe mund të jetë hapi i parë drejt një qasjeje të re të trajtimit të sëmundjeve që godasin shumë njerëz në të gjithë botës siç janë: iktus, Parkinsoni e madje edhe depresioni.
Shkencëtarët prezantuan një teknikë të stërvitjes së trurit që lejonte të modifikoheshin lidhjet neuroniali në kohë record.
Neuroplasticiteti, pra aftësia e adaptimit të trurit, është ajo që lejon mësimin dhe kujtesën e qenies njerëzore. Kur të kuptojmë më mirë se si funksionojnë lidhjet dhe ndërveprimet e trurit, është më e thjeshtë të kuptojmë sjelljet tona, ndjenjat tona dhe sëmundjet që mund të kemi.
“Gjithçka që jemi, bëjmë, ndjejmë, gjithë trupi ynë është një reflektim i mënyrës se si funksionon truri ynë.”, thotë Theo Marins, një nga autorët e studimit.
Ai shpjegon gjithashtu se disa sëmundje ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e trurit dhe nëse mësojmë të sillemi në mënyrën e duhur, mund të ulim vuajtjet e shkaktuar nga shumë sëmundje.