DYLON

Studentja e UKZ-së, Qëndresë Cuci fituese e vendit të parë të çmimit “Ekonomisti i Ri” organizuar nga BQK

Studentja e UKZ-së, Qëndresë Cuci fituese e vendit të parë të çmimit “Ekonomisti i Ri” organizuar nga BQK
Avatar photo Redaksia

Qëndresë Cuci, studente e studimeve master ne programin E-qeverisje në Universitetin Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan, është shpërblyer me vendin e parë në konkursin e Bankës Qendrore të Kosovës, “Ekonomisti i Ri”.

Çmimi ka për qëllim nxitjen e aktivitetit hulumtues dhe Qëndresa është shquar me punën e saj shkencore në fushën e ekonomisë.

EkoHigjiena

Çmimi “Ekonomisti i Ri” është një iniciativë për të promovuar dhe nxitur hulumtimin në ekonomi, duke vlerësuar kontributet më të dalluara në këtë fushë. Qëndresa Cuci ka shkëlqyer me punën e saj të thelluar mbi temat e avancuara ekonomike, duke lënë një ndikim të madh në komunitetin akademik.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka shprehur kënaqësinë dhe krenarinë për suksesin e studentes Qëndresa Cuci. Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit ndaj hulumtimit dhe zhvillimit të dijes në fushën e ekonomisë. Rektori inkurajoi të gjithë studentët të ndjekin shembullin e Qëndresës dhe të angazhohen në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Qendresa është paraqitur në konkursin e BQK-së me temën: Ndikimi i teknologjisë dhe digjitalizimit në transformimin e ekonomisë, me theks në ndikimin e sistemit të pagesave në Kosovë . Ajo thotë se kjo temë është shumë mirë e ndërlidhur me nivelin e studimeve master të programit E-Qeverisje, ku edhe është duke i ndjekur studimet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.