DYLON

Studentja e UKZ-së Albionë Leci ka realizuar një sistem elektronik që monitoron autoparkingjet

Studentja e UKZ-së Albionë Leci ka realizuar një sistem elektronik që monitoron autoparkingjet
Avatar photo Redaksia

Shpesh jemi gjendur në situata kur kemi hyrë në parkingje të caktuara pa e ditur nëse parkingu ka apo nuk ka vende të lira.

Pikërisht ky problem, ka shtyrë studenten e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Albionë Leci që të realizojë një projekt të sistemit elektronik që monitoron autoparkingjet , transmeton 2LONLINE.com.

Projektin në fjalë Albiona e ka realizuar në lëndën inxhinieri softuerike të cilën e ligjëron Prof. Ass. Dr. Ragmi Mustafa.

EkoHigjiena

Kjo formë automatike e funksionimit të një parkingu digjital jo që rregullon trafikun rrugor në të por edhe kënaq ngasësit e atomjeteve me informacion të dhënë në një display apo monitor.

Informacioni i referohet vendeve të lira në autoparking dhe vë në dijeni ngasësin e automjetit në lidhje me ate se mund apo nuk mund të parkoj automjetin e tij.

Nga ana tjetër sistemi sofistikohet edhe më shumë kur në hyrje të smart parkingut vendoset tasti për kërkim të hapjes së laurës e cila mund edhe të mos hapet nëse nuk ka vende të lira për parkim.

E gjithë kjo, kontrollohet nëpërmjet një softueri të shkruar në gjuhën programuesi C++, natyrisht brenda rrethinës programuese të Arduino UNO.

Prandaj, paisjet elektronike-harduerike që përdoren në këtë punim diplome, dirigjoheh nga softueri përkatës i vendosur në memorien e mikrokontrolerit në sistemin Smart Parking.

Paisjet elektronike-harduerike janë: Arduino Uno Board(ATMEGA 328P), SG90 Servo Motor, një LCD ekran (16X2) piksela shtë Led diodash, dy PUSH BUTTON-a, tela përçues, 4 rezistor dhe 2 LED dioda, (LED i gjelbërt që sinjalizon që laura është e hapur dhe LED e kuqe kur laura është e mbyllur).

Për gjithë këtë projekt studentja Albionë Leci falënderon profesorin Ragmi Mustafa, i cili vazhdimisht e ka përcjellë dhe monitoruar në vazhdimësi punimin e saj. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.