DYLON

Studentët të zgjedhin zgjidhjen për UP-në

Avatar photo Redaksia

Betim Sherifi

/2L ONLINE/ – Me 13 Janar ditë e mërkur do të mbahen zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës ” Hasan Prishtina”, ku studentët do ti zgjedhin përfaqësuesit e tyre për Këshille Studentore dhe Parlament Studentor. Në këto zgjedhje do të garojnë gjithsej nëntë organizata studentore si, USPE, FER, ISP,OPS, UPSK, REFORMA dhe PS.
Betim Sherifi sekretar i përgjithshëm i USPE-së thotë se në këto zgjedhje organizata që ai përfaqëson i hyn garës zgjedhore e përgatitur dhe shumë e konsiliduar.

EkoHigjiena

USPE si organizata më masovike në Republiën e Kosovës e shtrirë në të gjitha Universitetet publike në vend besojm se edhe në këtë proces do të dalim të sukseshëm në Universitetin e Prishtinës. Aktiviteti ynë ndryshe nga organizatat tjera shihet se është konstant dhe se asnjëherë nuk e kemi shtuar intensitetin e organizimeve varësisht nga koha. USPE si organizata më e organizuar në vend përfaqesojm studentët jo vetëm në kohë fushate.

Si organizata më e madhe studentore në vend kemi deshmuar veten para studenëve me aktivitete të shumta si trajnime, debate, konferenca, vizita studimore, aktivitete humanitare, aktivitete argetuese kreative e rekreative, projekte të ndryshme me kompani publike e private në vend.

Kemi qene në anën e studentëve kurdo që u janë cënuar të drejat, gjithmonë kemi kërkuar më të mirën e të ligjshmen për studentin duke qene gardian i të drejtave të tyre.

USPE është më shumë se një organizatë studentore, ajo është një familje ku secili student e gjenë barazinë e drejtësinë, ku secili mund ta shpreh mendimin e vet lirshëm, prandaj me 13 janar studentët duhet të zgjedhin zgjidhjen për Universitetin e Prishtinës e ajo është #USPE18.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.