(2LONLINE) – Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE), pas publikimit të listës së studentëve për bursat Universitare për vitin akademik 2013/14, mori shumë shqetësime dhe ankesa nga studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilët kanë notën mesatare e cila i siguron marrjen e bursës universitare në bazë të kritereve të cilat janë të përcaktuara me konkurs për secilën njësi akademike. Shumë student që meritojnë bursën Universitare nuk janë përfshirë në listat e publikuara, edhe pse ata plotësojnë kriteret e konkursit, THOTë Mejdi Sadiku, sekretar i USPE-së.
Sipas itj, USPE si organizatë studentore që mbron interesin dhe të drejtat e studentëve, kërkon nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, që në bazë të kompetencave ligjore, të marrë për bazë kriteret e konkursit dhe të ndajë bursat për të gjithë studentët që kanë mesatare mbi 9.0 dhe 8.0 për studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës, të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, të Fakultetit të Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj dhe të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Matematikës dhe Departamenti i Fizikës.
“USPE konsideron se vendime të tilla janë të paqëndrueshme dhe diskriminuese, ndërkaq kërkojmë që sa më parë të mblidhet K.D. i UP-së, dhe të shpallë si fitues të bursave të gjithë ata student që plotësojnë kriteret e parapara. Në të kundërtën nuk do të kursejmë asnjë mënyrë ligjore të shprehjes së pakënaqësisë”, thotë në emër të USPE-së, Mejdi Sadiku, sekretar i USPE-së. /2lonline/