DYLON

Studentët shpallin “vdekjen klinike” të UP-së

Avatar photo Redaksia

Një grup studentësh kanë vendosur që sot në mënyrë simbolike para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ta shpallim “vdekjen klinike” të UP-së. Kjo pasi ata mendojnë se me zgjedhjen e rektorit,Ramadan Zejnullahu, universiteti ka rënë në vdekje klinike.

Në një njoftim të tyre thuhet se suke i përcjellë zhvillimet e fundit në Universitet, në procesin e zgjedhjes së Rektorit, si studentë të pavarur të këtij universiteti janë jashtëzakonisht të shqetësuar me gjendjen e krijuar në këtë institucion.

EkoHigjiena

“Ne mendojmë se me zgjedhjen e këtij rektori Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i është dhënë goditja përfundimtare dhe universiteti ka rënë në vdekje klinike. Ne si student të këtij Universiteti sot në mënyrë simbolike në ora 13:00 para Rektoratit të UP-së do ta shpallim vdekjen klinike të UP-së. Ne konsiderojmë se për ta zgjuar UP-në nga kjo gjendje duhet të ndodh një zgjim studentor e po ashtu edhe intelektual”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.