DYLON

Studentët njihen nga afër me punën e policisë

Studentët njihen nga afër me punën e policisë
Avatar photo Redaksia

Këshilli Studentor – Fakulteti Juridik, “Kadri Zeka” në Gjilan, viti i parë i studimeve me rreth (30) tridhjetë studentë , kanë vizituar Komandën e policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Si rrjedhojë e kontributit të vazhdueshëm në lëmine e informimit dhe bashkëpunimit si pjesë e aktiviteteve të cilat dalin nga Strategjia e Policimit në Bashkësi, Kolonel Elmina Mahmuti ka mbajtur një ligjëratë informuese, për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit.

Në këtë bashkëbisedim me studentë kanë dominuar kryesisht temat duke përfshirë dukuritë negative në shoqëri, duhani, alkooli, drogat, dhuna ndaj bashkëmoshatarëve, krimet kibernetike, Kodi i Drejtësisë për të mitur, pasojat dhe rreziku nga mbajtja dhe përdorimi i mjeteve te rrezikshme-armët, siguria ne komunikacionin rrugor.

EkoHigjiena

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se interesimi i studentëve për të njohur institucionin e sigurisë –Policinë e Kosovës ka qenë jashtëzakonisht i madhe, çka edhe janë shtruar edhe pyetje nga ma të ndryshmet.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punojë sa më tepër me të gjitha nivelet edukative dhe arsimore dhe të krijoj siguri dhe ambient prosperues për të gjithë”, thotë Hashani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.