DYLON

Studentët kërkojnë ndaljen e ikjes masive nga Kosova

Avatar photo Redaksia

Ikja masive e qytetarëve , veçmas e studentëve, e ka shqetësuar Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, i cili kërkon ndërhyrjen e shpejt të Qeverisë dhe presidentes.

“Duke pare gjendjen e krijuar muajve të fundit, të skenave masive të ikjes së të rinjve nga Kosova, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ shpreh shqetësimin e tij për gjendjen e krijuar, dhe njëherit kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Presidenca , të ndërhyj sa më parë dhe të parandaloj emigrimin masiv të qytetareve të Republikës së Kosovës në drejtim të shteteve të BE-së”, thuhet në kumtesën e Parlamentit Studentor, transmeton Telegrafi.

EkoHigjiena

“Kjo gjendje vjen si pasojë e humbjes së shpresës për një jete më të mirë në Kosovë. Papunësia e madhe, gjendja jo e mirë ekonomike dhe mungesa e një perspektive në vendin e tyre po i shtyn të rinjtë të braktisin vendin dhe të kërkojnë një jete më të mire jashtë Kosovës”.

“Mos krijimin i një tregu të sigurt të punës për studentët e diplomuar dhe ata që janë ende duke i vijuar studimet po i shtynë një numër të studenteve të braktisin studimet në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në kumtesë.

“Ne si Parlament Studentor vlerësojmë që kjo gjendje është shqetësuese dhe alarmante për vendin prandaj kërkojmë që Qeveria të marr masat e nevojshme të ndaloj këtë dukuri”, përfundon kumtesa e Parlamentit Studentor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.