Studentët e Universitetit ZUG mirëpriten nga studentët e UKZ-së

Studentët e Universitetit ZUG mirëpriten nga studentët e UKZ-së

15 studentë të Universitetit të ZUG në Zvicër kanë arritur mbrëmë në Gjilan, ku janë pritur nga profesori i Universitetit ‘Kadri Zeka” në Gjilan Dukagjin Leka, zyrtarja për marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha dhe studentët mikpritës të UKZ-së, tek të cilët do të qëndrojnë studentët zviceran.

Kjo vizitë është si rrjedhojë e marrëveshjes së bashkëpunimit që Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ ka me Universitetin ZUG, në këmbim të mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve.

Ndërkaq ditëve në vijim, në vizitën e tyre studimore, studentët e Universitetit ZUG të shoqëruar edhe nga studentët e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ gjatë qëndrimit pesëditor, do të kenë aktivitete të përbashkëta, do të kenë takime me menaxhmentin e UKZ-së, do të vizitojnë Komunën disa shkolla fillore dhe institucione parashkollore në Gjilan, si dhe do të kenë takime të ndryshme.

Po ashtu në kuadër të kësaj vizite janë paraparë të mbahen edhe dy punëtori:

Punëtoria me temë “Roli i mësuesve në shkollë dhe shoqëri”

Punëtoria për “Përdorimin dhe integrimin e mediave dixhitale”

Në ndërkohë studentët zviceran kanë shpreh dëshirë që të qëndrojnë nëpër familjet shqiptare, respektivisht nëpër familjet e studentëve tanë, për të mësuar më shumë për sistemin arsimor, për kulturën shqiptare, për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare.

Ne sirtar keni agjenden gjate vizites se studenteve nga Universiteti ZUG.

KOMENTE