DYLON

Studentët e Universitetit të UP, Rektorati dhe Policia e Kosovës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Duke e  përcjellë me vëmendje mjetet e informimit  sidomos gjatë ditëve të fundit , ku me  hapjen e të  gjitha medieve si ato elektronike ashtu edhe ato të shkruara  shohim  skena të cilat me kujtonin ditët  e kohës se okupimit   të viteve  të tetëdhjeta dhe  nëntëdhjeta, çka  me bëri të ndihem  shpirtërisht dhe emocionalisht  I  shqetësuar  nga skenat e pa hishme si nga ana e studenteve ashtu edhe nga ana e organeve të brendshme  të Republikës së Kosovës, por edhe të Udhëheqjes së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Nga këto ngjarje u mundova të nxjerr se cila ishte e drejta dhe cila ishte e pa drejta nga tri palët.

EkoHigjiena

1. Në njërën anë të studentëve të cilët  konsiderohen dhe duhet të jenë një e ardhme e dijës dhe shkencës ,dhe një model i edukimit të brezave të së  ardhmes,

2. Nga ana tjetër Rektorati i Universitetit -I cili është një mekanizëm më i lartë i Arsimit i cili është dhe duhet të jetë një model I rendit dhe transparencës dhe i shkencës universitare  si,

3. Dhe  e treta  nga organet policore  te cilat  janë te thirrura për ruajtjen e qetësisë dhe institucioneve shtetërore të  Kosovës që mezi kemi pritur të kemi institucionet  tona policore  legjitime .

Po dua të rikujtoj se pas  shumë sakrificave  të  bëra  nga shumë  djem  dhe  vajza   të Kosovës qe sot  të kemi lirinë  e shprehjes  dhe  kërkesave  të ç’do individi  apo grupi institucional  ku  konsiderohet se po e prek e   keqja   dhe  kjo e keqe  apo kërkesë për ndryshime  në të mirë të të gjitha institucioneve tona po më duket se  ende  nuk  po e kuptojmë  se cilat janë rrugët më të mira dhe më të përshtatshme për zgjidhjen apo realizimin e vendosjes  të një rendi apo edhe të një  aprovimi , ndërrimi  të një dukurie apo fenomeni  që konsiderojmë se është e pa drejtë apo e drejtë .

Në vend të përdorimit të mekanizmave më  të mirë të mundshëm apo rruge e cila përmes  dialogut , formimit të komisioneve apo këshillave  urgjente , përfaqësuesve të grupit të studenteve dhe nga na tjetër një formim grupi  urgjent nga Rektorati si dhe një formim grupi  urgjent nga ana e Ministrisë së Arsimit  apo Qeverisë në rast të shpërthimit të llojeve të këso krizave të këtij lloji siç  ishin këto ditë të fundit në Republikën tonë të Kosovës që po pretendojmë  drejt  ngjitjes së shkallëve të Bashkimit Evropian , ne përkundër kësaj zgjedhim formën me të egër më të  ndyrë formën më të keqe  formën që të kujton vitet e lartë shënuar që nënkupton jo që po ecim drejtë demokracisë, drejt intelektualizmit , drejt diturisë , drejtë kulturës njerëzore, drejtë kuptueshmërisë së drejtë të pranimit  të së keqes dhe pranimit të së mirës apo edhe drejtë  gjykimeve  të mundshme për një stabilitet institucional apo shtetërorë , ne i kthehemi brutalitetit , gjuhës jo studentore , gjuhës jo intelektuale , gjuhës të cilës nuk I përket një intelektuali apo profesori universitarë .

Po të analizojmë sjelljen dhe gjuhën e përdorur të  studenteve , intelektualeve(profesorëve), Rektoratit, Qeverisë Deputetëve parlamentar  dhe mekanizmave tjerë, na le të kuptojmë se në Kosovë  na duhet edhe shumë vit edukim, arsimim dhe trajnim të të gjitha strukturave, për të sjellë dhe shprehur, apo për të munduar të gjejmë shprehje intelektuale dhe njerëzore.

Me këtë ne po I tregojmë botës demokratike se ne  nuk dimë të zgjedhim asnjë problem as më të voglin pa përdorimin a po sjelljen e dhunshme apo gjuhës së vrazhdë  për një dukuri apo fenomen të caktuar nga njëra anë e studenteve apo grupeve të caktuara dhe nga ana tjetër e organeve të policisë të cilët marrin urdhra nga organet udhëheqëse të tyre  e të gjorit bien në diskutim se si të veprojnë të marrin aksion apo jo, e të cilët e dinë mirë se ndaj kujt duhet të përdorin forcën (fëmijëve, vëllezërve , motrave dhe prindërve të tyre), që është pasojë e  një mungesë të menaxhimit të mirëfilltë nga organet  kompetente në këso lloj konflikte jo njerëzore dhe jo intelektuale nga të gjitha palët e lartë shënuar për të evituar këso lloj situatash të cilat kanë mundur në mënyrën me të mirë të mundshme të tejkalohen përmes përdorimit të mekanizmit intelektual , përdorimit të mendjes gjegjësisht të menduarit ndryshe.

E kjo ndryshe do të  ishte më se  e  mira  komunikimi  I mirëfilltë ndërmjet palëve të lartshënuar  përmes formimit të grupeve  të caktuara për zgjidhje të kësaj dukurie që flitet e përflitet  një kohë të gjatë  e cila kishte treguar një intelektualitet dhe një mendjehollësi universitare dhe shtetërore por edhe tregim I një mesazhi drejt ndërkombëtarizmit  global se ne dimë të zgjedhim edhe veprimit me te vështira nëse na paraqiten , e jo të  përdoren mjete të ndryshme si ngjyra, materie kimik, shkopinj, gurë,… nga ana  studentore dhe intelektuale,dhe nga ana tjetër (policia ) përdorim të gazit lotsjellës ,shufra ,shkelma e deri te burgosja, kundër kujt, kundër (vëllait , babait , motrës, shokut, familjarit ) me një fjalë shqiptari ndaj shqiptarit  kjo nuk do koment.  

Të përkufizojmë tri pikat e lartë shënuara

1. Organizmi  protestave  është e  drejte  dhe  e mbrojtur me dispozita  kushtetues  për të kërkuar drejtësinë  kundër një fenomeni të caktuar, por nuk  e shoh të drejtë  përdorimin  e dhunës për të luftuar një dukuri të caktuar e sidomos kur bëhet fjalë për  studentet që pretendojnë  të jenë pjesë e rektoratit në të ardhmen, gjë e cila ka pasur mundësi të tejkalohen më mekanizma tjerë intelektual  drejtë zgjidhjes së kësaj situate e jo përdorim  të dhunës drejt futjes në Rektorat

2. Mbrojtja e institucioneve të krijuara për të gjithë  popullin  e sidomos aty  ku  është koka e dijes është shumë e arsyeshme në raste krizash apo sulmi ndaj tyre pavarësisht kushdo qoftë kundër tyre  ,duhet të mbrohen nga organet e brendshme (policia), por nuk është e drejtë  përdorimi I dhunës ndaj tjetrit  , e rrugës  ka qenë mos lejimi I ardhjes deri te kjo dukuri apo fenomen I caktuar, kur ka pasur mundësi zgjidhjeje  të rrugëve tjera institucionale dhe mos të vihen  Policët  e Republikës se Kosovës  në situate të pa lakmueshme .

3. Rektori I I universitetit , Këshilli I Rektoratit  është e drejtë të jap apo mos të jap dorëheqje nga pozitat e tyre  , por nuk është e drejtë  që së paku një nga përfaqësuesit e rektoratit të dalin para protestuesve dhe së paku të thonë tri fjalë butësie  ose inkurajimi për zgjidhjen e problemit që do të kishte qetësuar  dukshëm masën , dhe për ti treguar  që së shpejti do të zgjidhim edhe këtë problem në mënyrën me të mirë të mundshme me një koordinim Student –Rektorat –dhe Ministri e Arsimit, si tri forca të dijës.

Dhe në fund kisha rekomanduar që në Kosovë mos të përdorët gjuha e dhunë  gjegjësisht forca fizike  për të ndërruar apo kërkuar diçka që shkon në dëm të  interesave  të përgjithshme shtetërore,  por të përdorët gjuha e mendjes dhe e dijës për zgjidhje të çfarëdo qoftë problematike sepse jemi në shekullin 21,që konsiderojmë se kemi arritur bazën intelektuale për të futur mendjen në përdorim e jo dhunën, sepse japim mesazh të keq jo vetëm botës së civilizuar por edhe brezit tonë të ardhshëm .

/Nevzat Shemsedini/
Autori është psikolog klinik  –  Ligjërues  në Kolegjin” Fama “

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.