DYLON

Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” shënojnë 1 Qershorin-Ditën e Fëmijëve

Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” shënojnë 1 Qershorin-Ditën e Fëmijëve
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentët e Fakultetit të Edukimit dhe të Fakultetit Juridik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë organizuar aktivitete të ndryshme.

Studentët e Fakultetit të Edkimit në oborrin e Universitetit kanë organizuar ekspozitë, ku nënë udhëheqjen e profesorit Ahmet Ibrahimi, kanë prezantuar punimet dhe kreativitetet e tyre të punë dorës, nga program i fushave të artit.

EkoHigjiena

Dekani i Fakultetit të Edukimit Januz Dërvodeli së bashku me profesorët tjerë , kanë parë nga afër punimet e ekspozitës, ku njëherësh kanë përgëzuar studentët për kreativitetin e tyre, derisa kanë uruar të gjithë fëmijët kudo që janë për ditën e tyre.

Ekspozitën e kanë vizituar edhe disa fëmijë të Institucioneve Parashkollor në Gjilan të cilët janë nda tejet të kënaqur nga ky organizim.

Ndërsa studentët e Fakultetit Juridik të vitit të IV-të, Moduli Kushtetues, lënda Filozofia e së Drejtës, nënë udhëheqjen e profesorit Flamur Hyseni, para stafit akademik e administrativ dhe familjarëve , kanë prezantuar projektin hulumtues me temën: “Të drejtat e fëmijëve, sfidat në njohjen dhe respektimin e tyre”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.