Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” marrin përgjigjie për kërkesat për afatin e nëntorit!

Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” marrin përgjigjie për kërkesat për afatin e nëntorit!

Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan për dy ditë radhazi kanë protestuar lidhur me afatin e nëntorit, duke kërkuar që në kuadër të këtij afati të mbahen dy provime dhe të njejtat të vlejnë për ta arritur kushtin e vitit akademik përkatës.

Këto protesta erdhën pasi, Senati i UKZ-së në mbledhjen e fundit të 28 tetorit refuzoi kërkesën e studentëve, duke e konsideruar shkelje dhe në ulje të cilësisë, kurse për afatin e nëntorit u vendos të jetë vetëm me një provim.

Për këto kërkesa, foli Dritor Mehmeti, kryetar i Parlamentit Studentor pranë UKZ-së.

“Për ditë të tëra ne kemi kërkuar bashkarisht në secilën zyrë të dekanëve dhe profesorëve, duke kërkuar llogari se pse ata kanë marrë një vendim të tillë, por nuk kemi marrë përgjigjie. Nuk është e vërtetë që cilësia ulet apo dëmtohet me këto dy provime, sepse ne kemi evidentuar edhe parregullesi, shkelje dhe pakënaqësi të tjera në këtë universitet. E dim që është shkelje statutare, por njëkohësisht të gjithë jemi të njohur edhe me disa shkelje të tjera statutare edhe më të rëndësishme. Prandaj, ne kemi kërkuar këtë afat me dy provime, sepse është i domosdoshëm për studentët të cilët iu zvarriten punët dhe jo vetëm për shkak të provimeve”, ka thënë Mehmeti.

Tek sot, në ditën e tretë, studentët e Universitetit të Gjilanit morën përgjigjie, një konfirmim nga ana e Menagjmentit, duke lënë mundësinë e rishyqrtimit të kërkesave të tyre.

Ndonëse, pa një vendim konkret dhe në mungesë të rektorit, Prof.Dr. Bajram Kosumi, i cili ishte i angazhuar në një konferencë zyrtare në Vjenë, për situatën e krijuar u deklarua shkurtimisht, zëdhënësia për Informim dhe Protokol, Minire Haziri – Rexhepi.

“Nga mbledhja e fundit, Senati ka gjetur mirëkuptim dhe ka lejuar një provim në afatin e nëntorit për kusht. Studentët kanë vazhduar me kërkesën e tyre, ndërsa sot kanë marrë përgjigjien se kjo kërkesë do të rishqyrtohet dhe pasi të kthehet Rektori, Kosumi, në ditët në vijim do të shohim mundësitë e tjera”, ka thënë Haziri – Rexhepi.

Krejt në fund, kryetari i Parlamentit të Studentor, Dritor Mehmeti, ka theksuar se kjo ishte edhe arsyeja pse studentët hoqën dorë nga protestat në ditën e tretë, porse ata nuk do të zbrapsen deri në realizimin e kërkesave(synimeve) të tyre, që afati i nëntorit t’i ketë dy provime për kusht.

Përgjatë dy ditëve, studentët protestuan në mënyrë të qetë, pa e penguar procesin akademik për rreth 2 orë në ditë.

Disa nga revoltat e studentëve përmes pankartave kishin mbishkrimet:

  • Dije, jo manovra
  • Mendjen te akademia, kështu nuk rritet cilësia!
  • Gojën plotë cilësi, për ranglista kush mban përgjegjësi?!
  • Bursitat për Nëntor!
  • Cilësia s’matet me nëntor.
  • Kanunin kanun, punën hiç kërkun!

KOMENTE