DYLON

Studentët e UKZ-së rikthehen për provime nëpër sallat e mësimit

Studentët e UKZ-së rikthehen për provime nëpër sallat e mësimit
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’, në Gjilan, kanë filluar të mbahen provimet e afatit të Prillit, duke u kthyer nëpër sallat e Universitetit, pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj virusit COVID-19, dhe në bazë të udhëzimeve të caktuara nga Menaxhmenti i Universitetit dhe Kolegjiumi i Dekanëve të njësive akademike në takimin e mbajtur online, më 26.05.2020.

Nëpër sallat ku janë organizuar provimet, numri i studentëve është përcaktuar nga Dekanët e Njësime Akademike, gjithnjë duke e ruajtur distancën mes tyre.

Po ashtu secili studentë por edhe profesorët janë pajisur me masat mbrojtëse, derisa nëpër vendet adekuate të objektit janë vendosur edhe dezinfektues.

EkoHigjiena

Ndryshe Senati i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur më 18.05.2020, ka marrë vendim që të lejoj Afatin e Prillit për paraqitja e dy provimeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.