DYLON

Studentët e UKZ-së paraqiten me tri shfaqje teatrale

Studentët e UKZ-së paraqiten me tri shfaqje teatrale
Avatar photo Redaksia

Shfaqjet “Borëbardha me 7 xhuxhat”, “Hirushja” dhe “Rosaku topolaku” erdhën në skenën e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në një version krejt të veçantë nga studentët e Fakultetit të Edukimit, në vigjilje të Manifestimit Gjithëkombëtar “Flaka e Janarit”.

Studentët e Fakultetit të Edukimit, drejtimi Parashkollor, nën udhëheqjen e profesorit te artit Ahmet Ibrahimi dhe në kuadër të lëndës Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla, para disa fëmijëve të institucioneve parashkollore të Gjilanit dhe para studentëve e stafit të UKZ-së, luajtën përrallat “Borëbardha me 7 xhuxhat”, “Hirushja” dhe “Rosaku topolaku”  , nga të cilat fëmijët u kënaqen shumë.

EkoHigjiena

Sipas profesorit Ahmet Ibrahimi, qëllimi i këtyre shfaqjeve është i qartë që në këtë muaj janari, ti gëzojnë fëmijët dhe të gjithë të tjerët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.