DYLON

Studentët e Luginës nuk do të paguajnë më tarifën e qëndrimit në Shqipëri

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri ka bërë të ditur përmes rrejtit të facebook se ky do të jetë viti i parë që studentët nga trojet shqiptare do të paguajnë tarifë zero për qëndrimin e tyre në Shqipëri.

Ai ka njoftuar se kjo u zgjidh me ligjin e ri tashmë në fuqi “Për të Huajt” duke zgjidhur kështu një shqetësim të hershëm që i hap rrugë dijës.

EkoHigjiena

“Të studiosh në Shqipëri, tashmë tarifa e qëndrimt kushton zero.Prej vitesh, hall me vete për studentët shqiptar nga Kosova, Presheva, Maqedonia, Mali i Zi, ishte tarifa e qëndrimit në RSH. Ne vendosëm që këtë tarifë ta bëmë zero dhe se përfitimi shtetërorë nga tarifa, ishte i pavlerë përballë përfitimit kombëtar nga dijet dhe shkollimi i të rinjve”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij të fb, transmeton Titulli.com.

Tahiri ka falënderuar Shuko Jahiu, qeverin shqiptare, deputetët që miratuan propozimin dhe të gjithë studentët tjerë që kanë shkruar për të zgjidhur këtë shqetësim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.