DYLON

Studentët e kolegjit UBT vizituan Prokurorinë Themelore në Gjilan

Studentët e kolegjit UBT vizituan Prokurorinë Themelore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, u vizitua nga studentët e Kolegjit ‘’UBT’’, në Gjilan. Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi dhe njoftimi i studentëve në mënyrë të drejtpërdrejtë me organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë Themelore, ka bërë të ditur, Liridona Xheladini, zyrtare për Informim në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Gjatë kësaj vizite, ata u takuan me prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda – Agron Uka, i cili i njoftoi të pranishmit lidhur me rolin dhe funksionimin e prokurorit të shtetit në procedurën penale.

Gjithashtu, u prezantuan të arriturat e prokurorisë falë bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e tjera të drejtësisë, si dhe aspektet të cilat ndërlidhen me luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit, respektivisht veprat penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

EkoHigjiena

Përveç tjerash, studentët shprehën interesim në lidhje me strategjitë e trajtimit të lëndëve, ligjet që rregullojnë sistemin prokurorial dhe kërkuan që të punohet më shumë në drejtimin e krijimit të hapësirave për praktikë në këtë institucion, ka bërë të ditur, Liridona Xheladini, zyrtare për Informim në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.