DYLON

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në UKZ prezantojnë dy hulumtime shkencore

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në UKZ prezantojnë dy hulumtime shkencore
Avatar photo Redaksia

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë prezantuar rezultatet e dy hulumtimeve shkencore të realizuara në kuadër të Laboratorit të Shkencave Sociale, duke dëshmuar angazhimin e tyre aktiv në kërkimin shkencor dhe analizën e çështjeve me rëndësi shoqërore dhe akademike.

Me këtë rast Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka vlerësuar lart punën e studentëve dhe rëndësinë e këtyre hulumtimeve, duke theksuar se universiteti vazhdon të mbetet i përkushtuar në zhvillimin e kërkimit shkencor cilësor dhe në fuqizimin e rolit të studentëve në trajtimin e çështjeve me interes shoqëror, kombëtar dhe rajonal.

EkoHigjiena

Edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, ka theksuar se prezantimi i këtyre hulumtimeve nga studentët dëshmon lidhjen e suksesshme ndërmjet teorisë dhe praktikës, si dhe rolin aktiv të fakultetit në prodhimin e njohurive shkencore. Sipas tij, përfshirja e studentëve dhe nxënësve maturantë në hulumtime të tilla përbën një model të mirë bashkëpunimi akademik dhe komunitar.

Hulumtimi i parë, me titull “Ndikimi i distancës sociale ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i prezantuar nga studentet Drenushë Ramadani dhe  Vaxhide Gagica, trajton perceptimet, qëndrimet dhe nivelin e distancës sociale ndërmjet komuniteteve, si faktorë me ndikim në dialogun politik dhe proceset e paqes ndërmjet dy vendeve.

Ndërkaq, hulumtimi i dytë, “Preferencat e të rinjve kosovarë për destinacionet turistike në Evropë”, i cili u prezantua nga Dekani i FShS në UKZ Selim Daku, fokusohet në analizimin e prirjeve, interesave dhe faktorëve që ndikojnë në zgjedhjet turistike të të rinjve nga Kosova, duke ofruar të dhëna të rëndësishme për zhvillimin e sektorit të turizmit dhe për politikat rinore.

Të dy hulumtimet janë realizuar gjatë periudhës qershor – nëntor 2025, me përfshirjen e stafit akademik, studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale, si dhe nxënësve maturantë të shkollave të mesme të Komunës së Gjilanit, të cilët kontribuuan në mbledhjen dhe analizën e të dhënave.

Përmes këtyre prezantimeve, studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” po kontribuojnë drejtpërdrejt në kuptimin e sfidave shoqërore dhe interesave të të rinjve, duke krijuar bazë për debate, politika dhe iniciativa që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e komunitetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.