DYLON

Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Prokurorinë Themelore në Gjilan

Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Prokurorinë Themelore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Studentët e Fakultetit Juridik kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Gjilan, vizitë kjo e organizuar nga ‘’Lëvizja FOL’’, në kuadër të projektit ‘’Sektori i Drejtësisë në Kosovë – i përgjegjshëm, i besueshëm dhe transparent’’, të cilët janë pritur nga kryeprokurori Arben Kadriu dhe administratorja Syzana Kërqeli.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte marrja e njohurive praktike dhe të drejtpërdrejta nga kjo prokurori.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryeprokurori fillimisht e vlerësoi vizitën e studentëve, duke i njoftuar lidhur me organizimin, funksionin, efikasitetin dhe kompetencat e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ku është diskutuar edhe rreth praktikave sa i përket zgjidhjes së lëndëve, që nga pranimi i kallëzimeve penale deri te marrja e vendimeve nga ana e prokurorëve.

Pas prezantimit nga kryeprokurori dhe administratorja, vazhdoi diskutimi i hapur me studentë, të cilët u interesuan për çështje të ndryshme penale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.