DYLON

Studentët e Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale vizituan Qendrën e Azilit në Magurë

Studentët e Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale vizituan Qendrën e Azilit në Magurë
Avatar photo Redaksia

Studentët e Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, kanë realizuan një vizitë studimore në Qendrën e Azilit në Magurë, në kuadër të angazhimeve të tyre akademike për njohjen praktike të institucioneve publike dhe mekanizmave të mbrojtjes ndërkombëtare.

Gjatë kësaj vizite që u organizua nga PRC/K, në kuadër të Klinikës Ligjore, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me organizimin, funksionimin dhe aktivitetet e përditshme të kësaj qendre, si dhe me rolin e saj në menaxhimin e kërkesave për azil dhe mbrojtje ndërkombëtare në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e qendrës prezantuan para studentëve misionin dhe kompetencat kryesore të institucionit, duke përfshirë pranimin dhe akomodimin e personave që kërkojnë azil, ofrimin e kushteve bazë të jetesës dhe kujdesit humanitar, sigurimin e qasjes në shërbime shëndetësore, sociale dhe psikosociale, si dhe bashkëpunimin me institucionet relevante vendore dhe organizatat ndërkombëtare në trajtimin e rasteve të azilkërkuesve.

Po ashtu, studentët u informuan edhe për mbështetjen që ofrohet në procesin e integrimit të përkohshëm dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut për personat që strehohen në këtë qendër.

Vizita u vlerësua si një përvojë shumë e rëndësishme për studentët, pasi u mundësoi atyre të lidhin njohuritë teorike me praktikën institucionale, veçanërisht në fushat e së drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe politikave sociale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.