DYLON

Studentët dhurojnë gjak

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Organizuar nga Unioni i Studentëve Pro Europia(USPE), në Universitetin Publik të Gjilanit sot është organizuar aktiviteti për dhurimin e gjakut, në të cilin aktivitet morën pjesë shumë studentë.

EkoHigjiena

Në aktivitetin e realizuar nga Unioni i Studentëve Pro Europian në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut të QKUK-së, 60 studentë kanë dhuruar gjak, i cili do t’i shërbej Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në raste emergjente të kërkesave të gjakut ndërsa mjekët bëjnë të ditur që është në të mirë të njeriut që çdo 6 muaj të dhuroj gjak, meqë ai gjak rigjenerohet.

“Ky është njëri nga aktivitetet në vazhdën e aktiviteteve të USPE-së, derisa aktivitete të shumta do të ketë edhe në ditët në vijim, sikurse nuk kanë munguar asnjëherë në të kaluarën”, thotë Mejdi Sadiku, sekretar i USPE-së. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.