(2LONLINE) – Organizuar nga Unioni i Studentëve Pro Europia(USPE), në Universitetin Publik të Gjilanit sot është organizuar aktiviteti për dhurimin e gjakut, në të cilin aktivitet morën pjesë shumë studentë.
Në aktivitetin e realizuar nga Unioni i Studentëve Pro Europian në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut të QKUK-së, 60 studentë kanë dhuruar gjak, i cili do t’i shërbej Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në raste emergjente të kërkesave të gjakut ndërsa mjekët bëjnë të ditur që është në të mirë të njeriut që çdo 6 muaj të dhuroj gjak, meqë ai gjak rigjenerohet.
“Ky është njëri nga aktivitetet në vazhdën e aktiviteteve të USPE-së, derisa aktivitete të shumta do të ketë edhe në ditët në vijim, sikurse nuk kanë munguar asnjëherë në të kaluarën”, thotë Mejdi Sadiku, sekretar i USPE-së. /2lonline/