Studentë të UKZ-së bashkë me Dekanin e FSHK-së po qëndrojnë në Graz të Austrisë në kuadër të projektit REBUS

Studentë të UKZ-së bashkë me Dekanin e FSHK-së po qëndrojnë në Graz të Austrisë në kuadër të projektit REBUS

Disa studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, të udhëhequr nga dekani, Xhevdet Thaqi dhe disa studentë të programit Master e-qeverisja të UKZ-së, janë duke qëndruar në Graz të Austrisë, respektivisht në Universitetin FH JOANNEUM të Austrisë.

Studentët dhe profesorët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan përfitues të programit për zhvillimin e shkathtësive ndërmarrëse nga projekti REBUS (REady for BUSiness), të financuar nga Erasmus + të Komisionit Evropian, nga 15 shtator deri më 1 tetor të këtij viti do të qëndrojnë në Universitetin e Shkencave Aplikative Joanneum në Graz të Austrisë, ku pos tjerash në aktivitete të shumta, ata po marrin pjesë në trajnimin për zhvillim të moduleve innovative, moduleve trajnuese nga ndërmarrësia dhe validimi i kompetencave, përmes të cilave, pjesëmarrësit kanë mundësi t’i shohin kërkesat dhe nevojat e tregut të punës.

Koordinatori i projektit REBUS në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Xhevdet Thaqi, njëherësh Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ, ka theksuar se Universiteti “Kadri Zeka” është partner përfitues në këtë projekt së bashku me 11 Universitete partnere të tjerë nga Austria, Gjermania, Bosnja dhe Hercegovina, Siberia, Rusia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Kjo vizitë vjen si rrjedhojë e punës dhe bashkëpunimit që Universiteti “Kadri Zeka” ka me Universitetet e Evropës, siç është rasti me trajnimet e stafit dhe të studentëve të Universiteti “Kadri Zeka” në kuadër të Projekti REBUS (Ready for Business).

Ndryshe, projekti REBUS është projekti i tretë për zhvillimin e kapaciteteve që Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka përfituar direkt nga programi ERASMUS+ të financuar nga Bashkimi Evropian.

KOMENTE