DYLON

Studentë nga Kosova në garën e ngushtë në NASA

Avatar photo Redaksia

Për herë të parë, një ekip nga Kosova synon çmim në garën prestigjioze të NASA – Space Apps Challenge. Në mesin e 950 projekteve nga 133 shtete pjesëmarrëse në garën NASA Space Apps Challenge, ekipi NatEv nga Kosova ka hyrë në mesin e 15 projekteve me të votuara për çmimin “People’s Choice Award”.

Të dielën, më 3 maj, votat përcaktojnë pesë projektet finale, për të cilat mund të votohet deri më 8 maj, kur edhe shpallet fituesi.

EkoHigjiena

NatEv Explorer është një platformë e bazuar në ‘web’, ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale.

NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga hapësira siç janë: erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, çarjet e akullnajave, zjarret në pyje, aurorat etj.

Platforma i mundëson përdoruesve të kenë interaktivitet me një glob 3D, i cili i shfaq lokacionet e dukurive në kohë reale dhe disa informata mediatike për to. Përdoruesit e kanë mundësinë edhe ta eksplorojnë tokën duke përdorur imazhet satelitore të NASA-s.

Mbi 13 mijë garuesit kanë pasur mundësinë të zgjedhin njërën nga 25 fushat, të ndara në katër kategori: Gjithësi, Tokë, Robotikë dhe “Human”. Nikoqir i garës NASA Space Apps Challenge për Kosovë është Innovation Centre Kosovo (ICK).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.