DYLON

Stublla e Epërme bëhet me park

Stublla e Epërme bëhet me park
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të krijimit të hapësirave publike për qytetarët, në fshatin Stubëll të Epërme të Komunës së Vitisë, është përuruar sot parku i quajtur “Të kroi i Struzht”.

Me këtë rast, kryetarit i komunës Sokol Haliti, tha se investimi i kësaj hapësire publike do të shërbej për qytetarët si hapësirë e re rekreacioni dhe si vend i zhvillimit të aktiviteteve të shumta.

EkoHigjiena

Marjan Ramaj, kryetar i këtij fshati falënderoj kryetarin Haliti, për financimin dhe realizim e këtij projekti por edhe të projekteve të tjera, që janë duke u realizuar në këtë lokalitet, duke përmendur rrugën alternative që sipas tij lidh me disa segmente.

Përndryshe, karakteristikë e këtij parku është se ai është rregulluar kryesisht me gurë natyral, duke ja dhënë bukurinë e kësaj zone.

Poashtu, në këtë hapësirë janë vendosur edhe mjetet përcjellëse si shportat e mbeturinave dhe të tjerë.

Këtë investim të komunës së Vitisë, e kanë mirëpritur banorët e këtij fshati, pasi që fshati ka edhe turistë që vizitoj muzeun e shkollës së parë shqipe, por edhe të bukurisë natyrore që ka. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.